Sa shumë ka ndryshuar! Ja çfarë thotë Balotelli pas banderolave raciste

Mario Balotelli ka bërë një reagim befasues për banderolën raciste të shpalosur në shkallët e stadiumit në duelin miqësor kundër Arabisë Saudite.

Në shkallët e stadiumit është shfaqur një banderolë me mbishkrimin “Kapiteni im është me gjak italian”, shkruan SYRI.net.

Ky reagim ka ardhur menjëherë pasi Balotelli është përfolur se mund të mbajë shiritin e kapitenit te "axurrët".

Por menjëherë pas kësaj ka reaguar Supermario i cili në një postim në rrjetet sociale shkroi:

"Djema ne jemi në 2018, mjaft! Zgjohu! Ju lutem!"

Kujtojmë që Balotelli ka ndryshuar shumë pasi dikur i kundërpërgjigjeshe me nervozizëm ndërsa tashmë i përulet.

Kujtojmë që sulmuesi kontrovers shënoi në fitoren 2-1 ndaj Arabisë Saudite.