Sulmet ndaj revistës ‘Le Point’ me foton e kopertinës, Erdogan ‘Diktatori’… reagon Presidenti Macron

Heqja nga kioskat e posterave të revistës franceze “Le Point” ku reklamohej kopertina me titull "Diktatori". Deri ku do të arrijë Erdogan? " ka ngjallur reagimin e ashpër të presidentit Macron.

"Është absolutisht e papranueshme të hiqen posterat e revistës Le Point nga kioskat e gazetave me arsyetimin se nuk u pëlqen armiqve të lirisë në Francë, dhe jashtë saj. Liria e shtypit nuk ka çmim: pa të, është një diktaturë"-shkruajti Makron në Twitter.

 

Drejtuesit e Revistës denoncuan kërcënimet ndaj saj dhe fushatën e fyerjeve në mediat sociale. Mbështetësit e Erdoganit dhe grupet turqish kërcënuan shitësit, duke i detyruar të heqin posterat nga kioskat e tyre. Në disa raste, posterat e Le Point janë mbuluar nga postera të tjera në favor të Erdogan. Në disa raste u desh edhe ndërhyrja e policisë.

"Është vetë-drejtësi! Ata mendojnë se ata mund të ushtrojë censurë e tyre në Francë"- i tha AFP-se, Etienne Zerner, drejtori i revistës i cili nuk përjashtoi mundësinë t’i drejtohet rrgës ligjore. Nga ana tjetër, vetë Erdogan nuk ndalet në promovimin e figurës së tij. Në 565-vjetorin e rënies së Konstandinopojës, presidenca turke ka publikuar një video 3:49 minuta, ku parakalojnë gjithë personalitetet e historisë turke, mes të cilëve edhe Erdogan.