FOTO/ Arrestohet kavajasi që u filmua duke bërë veprim të turpshme me një fëmijë

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me një video të publikuar ditën e djeshme në portalin “Jeta Osh Qef”, në të cilën shfaqet një person madhor i cili kryen veprime të turpshme në prani të një fëmije të mitur.

Policia bën me dije se pas verifikimeve dhe hetimeve të kryera në bashkëpunim dhe me Prokurorinë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit:

J. Hoxha 38 vjeç, banues në Kavajë.

Ky person më datë 26.05.2018, në një ambient të pabanuar, në qytetin e Kavajës ka kryer vepra të turpshme me shtetasin e mitur M. A. rreth 10 vjeç.

Shtetasi J. H. gjatë momentit të intervistimit ka shfaqur shenja të çekuilibrit mendor.

Materialet iu referuan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Kavajë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale ‘Vepra të turpshme’.