Rita Ora kujton sërish Avicii, përlotet në skenë gjatë performancës

Edhe një herë tjetër Rita Ora është përlotur teksa ka kënduar “Lonely Together” në festivalin e organizuar nga BBC, “The Biggest Weekend”.

Teksa është ngjitur në skenë për të performuar në ekranin e madh pas saj u shfaqën inicialet e Dj të ndjerë i cili u nda tragjikisht nga jeta më 20 prill si pasojë e vetëvrasjes.

Bashkëpunimi i tyre “Lonely Together” është projekti i fundit që Tim Bergling ka prodhuar duke e bërë atë akoma më të veçantë për këngëtaren me origjinë shqiptare por njëkohësisht edhe më të vështirë për tu kënduar.

Rita u kërkuar publikut të pranishëm të këndonin së bashku me të pasi e përlotur në mes të skenës ajo nuk mundi ta performonte e vetme teksa ka kujtuar mikun e saj të ndjerë i cili u largua nga kjo botë në moshën 28-vjeçare.