", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Opozita kërkon dorëheqjen e Xhafajt tek Ekonomia, Spaho: Nuk ka PS-ja të ndershëm?!

Partia Demokratike ka protestuar sot në Komisionin e Ekonomisë, ku ka kërkuar dorëheqjen Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Kryetari i Grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho, deklaroi:

" Nuk ka në PS, nuk ka në Rilindje, njerëz të tjerë që mund të marrin përgjegjëisnë e Ministrisë së Brendshme?!

Sigurisht që ka, por është Kryeministri që merr këta njerëz që të shpëtojë veten e tij sepse të gjitha indicjet që dalin dhe në media tregojnë se edhe ai me vëllanë e tij janë të lidhur me rastin e Xibrakës.

Po i pritet rruga hapjes së negociatave. Dje me rastin e Tahirit pamë sesa farsë është hetimi i Prokurorisë; ju e emëruat Prokuroren e Përgjithshme, po ushtroni presion nëpërmjet Vetingut dhe Tahiri doli i lirë.

Ndërkohë që 4 "fakirët" e Kukësit rrinë në burg, Tahiri gjezdis i lirë. Shembull i gjallë është lirimi i Tahirit, i Mark Frrokut, ndërsa 4 kuksianët rrinë në burg. Ky është degradimi i drejtësisë.

Mjaftohuni t’i drejtoheni fjalës së ambasadorit  amerikan që foli për presion. Kush ushtron presion dhe ofron para?! Opozita?! Jo, mazhoranca është e interesuar," theksoi Spaho.