Pas rënies nga kategoria, zbulohen gjobat ndaj lojtarëve të Vllaznisë

Klubi i Vllaznisë ka gjobitur të gjithë lojtarët e tij me nga dy rroga pas rënies nga Superiorja. U përfol se gjoba ndaj tyre mund të ishte me nga një rrogë, por klubi ka zbardhur klauzolën që kanë pasur lojtarët në rregulloren e brendshme të skuadrës.

Në rast të rënies nga kategoria, lojtarët do të penalizohen me nga dy rroga gjobë.

Drejtuesit e klubit më në fund kanë hapur edhe rregulloret për të ndëshkuar lojtarët si pjesë përbërëse e fajit për rënien e skuadrës në Kategorinë e Parë. Një gjë e tillë mësohet se i është komunikuar edhe vetë lojtarëve.

Me sa duket, futbollistët e Vllaznisë tani do të marrin vetëm një nga tre rrogat që nuk u janë dhënë. Drejtuesit e klubit Vllaznia, pavarësisht vështirësive për të siguruar fondet në kohë reale dhe vonesave që kanë pasur në pagesa, duhet thënë se përgjatë të gjithë kësaj periudhe, kanë qenë tepër korrekt me pagesat e bëra. Gjoba ndaj lojtarëve ishte e pritshme pas asaj rënieje të ekipit nga Superiorja./ panorama sport