Vetëvrasja në Shkodër, SHÇBA nis hetimin për dhunën e policisë

Pas vetëvrasjes tragjike të një përsoni në Shkoder dhe pasi familjarët e tij akuzuan policinë për dhunë, Shërbimi i Kontrollit të Beendhsmë në Ministrinë  e Brendshme ka nisur hetimet për këtë rast.

Sipas familjarëve të viktimës policia e detyroi të pranonte vjedhjen e shtëpisë së komshiut.

Dhuna fizike dhe psokoogjike e policisë ka ndikuar tek ai për të ndërmarrë vendimin ekstrem.

Një 47 vjeçar i dha fund jetës në banesën e tij në fshatin Barbullush të bashkisë Vau Dejës.  Familjratë e Ardian Kallamit bëjnë përgjegjëse policinë e Shkodres për vetëvrasjen e familjarit të tyre, pasi është kjo e fundit që e ka dhunuar psikologjikisht e jo vetëm Kallamin. 

Viktima Ardian Kallami ishte ndaluar të shtunën nga policia për shkak se një shtëpi ngjitur me banesën e tij ishte grabitur. 

Pasi ka dhënë deponimin e tij në polici, ai ishte lënë i lirë të dielën në mëngjes, duke firmosur edhe një procesverbal, por kur është kthyer në shtëpi u ka thënë të afërmve se ishte dhunuar.