Balotelli u rikthye me supergol, por Mancini befason me deklaratën pas ndeshjes!

Pas fitores minimale 2-1 ndaj Arabisë Saudite, Roberto Mancini tha se Mario Balotelli mund të luajë më mirë.

Fitorja miqësore 2-1 ishte debutimi i Mancinit në stolin e “Azzurrit” dhe Balotelli gjeti rrjetën 20 minutat e para të ndeshjes, shkruan "Football-Italia", raporton SYRI.net.

"Balotelli mund të bëjë më mirë, shumë më mirë. Mendoj se ai ishte shumë mirë gjatë pjesës së parë ku edhe shënoi. Ai është një sulmues i rëndësishëm për ne por sigurisht që nuk kënaqem shumë nga ai pasi duhet të bëjë më shumë”, tha Mancini.

Pas disa ditësh Italia do të luajë miqësoren e luksit me Francën ku Mancini ka paralajmëruar disa ndryshime të rëndësishme.