Ish deputeti i LDK-së tregon si ju vodhën 100 mijë euro që sapo i kishte marrë ….

Mediat gjatë ditës së sotme kanë raportuar se mbi 100 mijë euro i janë vjedhur para dy netëve ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës dhe  asamblistit të LDK-së në Prizren, Xhavit Ukaj.

Në një prononcim për “Bota sot”, asamblisti i LDK-së në Prizren, Xhavit Ukaj ka pohuar që i janë vjedhur 100 mijë euro dhe gjësende me vlerë të çmuar, si ari.

 “Po është e vërtetë, janë vjedhur mbi 100 mijë euro dhe ari. Policia është duke kryer hetimet dhe janë në fazë që të raportimit. Rasti ka ndodhur  të shtunën gjatë ndeshjes futbollistike, në atë kohë prej 20:20 deri në orën 22:30 ku në atë kohë në shtëpi nuk ka qenë askush”, ka thënë Ukaj.

 

Tutje Ukaj, është shprehur se Policia ka filluar hetimet dhe shumë shpejt pritet të dalë me rezultate.

“Policia ka filluar hetimet dhe shume shpejt pritet të dalin me rezultate. Janë vjedhur kryesisht 100 mijë euro ashtu siç i kam tërhequr nga banka” ,ka përfunduar Xhavit Ukaj.