Tifozët e Realit caktojnë çmimin për shitjen e Ronaldos, duan kaq miliona!

Tifozët e Real Madridit nuk mendojnë se klubi duhet të bëjë një sakrificë të re ekonomike për ta mbajtur Cristiano Ronaldon.

Është e përditshmja spanjolle “Marca” e cila në një sondazh kërkon nga tifozët e Real Madridit të caktojnë çmimin për të cilin do ta pranonin shitjen e Cristiano Ronaldos.

Numri më i madh i votave, edhe pse diferenca nuk ishte e madhe, zgjodhi çmimin prej mbi 200 milionë euro.

Sulmuesi portugez hodhi në dyshim të ardhmen e tij në klub pas finales së fituar ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.