Reformë në FSHF, largohet zëdhënësja bukuroshe Jona Dervishi sepse…

Aventurës së Jona Dervishit në FSHF i ka ardhur fundi. Bukuroshja e zyrës për shtyp pritet që të largohet së shpejti nga Federata Shqiptare e Futbollit.

“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se largimi i Dervishit është punë ditësh.

Kjo e fundit prej disa kohësh po bën plane për një projekt të ri, ndërkohë që largimi i saj shihet edhe si fillimi i një reforme të madhe në FSHF.

Nuk dihet ende me siguri nëse Jona Dervishi është e para në listën e reformës, apo sepse realisht ka në kokë prej kohësh një projekt tjetër, por e sigurt është që gjatë javëve të ardhshme do të ketë ndryshime të tjera të rëndësishme në strukturat e federatës, madje edhe emra të spikatur.

Ka ende zëra të pa konfirmuara se disa lëvizje mund të bëhen dhe për shkak se dyshohet për rrjedhje informacioni të brendshëm.