Vari veten pasi u akuzua se vodhi shtëpinë komshi, familjarët akuza policisë, po na bëjnë kriminelë

Një 47 vjeçar i dha fund jetës në banesën e tij në fshatin Barbullush të bashkisë Vau Dejës.  Ende mbeten të paqarta shkaqet që quan Ardian Kallamin drejt aktit të rëndë, por janë familjarët ata të cilët ngrenë akuzat e para. 

Ata bëjnë përgjegjëse policinë e Shkodres për vetëvrasjen e familjarit të tyre, pasi është kjo e fundit që e ka dhunuar psikologjikisht e jo vetëm Kallamin. 

Viktima Ardian Kallami ishte ndaluar të shtunën nga policia për shkak se një shtëpi ngjitur me banesën e tij ishte grabitur. 

Pasi ka dhënë deponimin e tij në polici, ai ishte lënë i lirë të dielën në mëngjes, duke firmosur edhe një procesverbal, por kur është kthyer në shtëpi u ka thënë të afërmve se ishte dhunuar. 

I vëllai, Zef Kallami, duke treguar versionin e tij për ngjarjen, kërkon drejtësi, duke theksuar se shteti po i detyron të bëhen kriminelë, shkruan ora neës.

Zef Kallami, vëllai i viktimës: Ai shefi, tha, më ka goditur.Kjo shtëpia këtu përballë është grabitur, për këtë është arrestuar. Vetëm drejtësi se po na bën me u bë kriminela.

Edhe fqinji i tij tregon se 47 vjeçari nuk njihej si njeri problematik. "Dimë se e kanë kapur, kaq. Nuk ka qenë problematik, punëtor në punë të vet dhe jetesë të vet".

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Shkodres për veprime të metejshme, ndërsa policia zyrtarisht nuk ka reaguar lidhur me pretendimet e familjarëve.

Nderkohe burime meditaike ne shkoder thone se ai u dturua te firmos nje lette nga polici edhe pse nuk dinte as te lezonte dhe as te shkruante. Ardian Kallami i cili u vetëvra në banesën e tij pasi ishte dhunuar fizikisht nga policia është detyruar që të firmosë një letër në një kohë kur ai nuk dinte as të shkruante as të lexonte, shkruna shkodra news.

Në letër policët e kanë detyruar që 47 vjeçari të pranojë se do të kthejë për dy ditë sendet e vjedhura në një banesë aty afër dhe se merr përgjegjësinë ligjore për ngjarjen.