", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Lirimi i Tahirit, përsëriten skenat, mbështetësit festojnë me fishekzjarre

Të rinjtë e FRESSH kanë festuar me fishekzjarre lirimin e Saimir tahirit, ish-ministrit të Brendshëm, që po hetohet dhe akuzohet për trafikun e drogës.

Simpatizantët e FRESSH Njësia Bashkiake nr.6 në kryeqytet, zona elektorale ku Saimir Tahiri u zgjodh deputet, kanë festuar pasditen e sotme lirimin e ish-kryetarit të PS për degën e Tiranës.

Saimir Tahiri ishte në arrest shtëpie prej datës 12 maj pas vendimit të Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda. Ndërsa sot ai u la i lirë nga Gjykata e Apelit.