Xhelal Mziu e thotë hapur: Skënderbeu e prishi kampionatin

Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” foli për ecurinë e ekipit të tij këtë sezon, por edhe për faktin që ka dhënë disa parashikime ndeshjesh të Superiores.

“Unë duke parë mënyrën se si po dilnin rezultatet, dhashë disa parashikime për të demaskuar jo ndershmërinë e këtij sezoni. Sa për finalen e Kupës, Skënderbeu dhe Laçi e kishin kompromentuar edhe kampionatin. Finalja nuk prodhoi atë që duhet, për të pasur prurje në stadium. Një skuadër kampione që humb javët e fundit, dhe thotë që do të provojë lojtarët e rinj, e prish kampionatin”, deklaroi Mziu.