Kryebashkiakja e Parisit Anne Hidalgo gjithashtu vlerësoi heroizmin e 22-vjeçarit dhe tha se e kishte thirrur që ta falënderonte.

Ajo i referohej atij si "Spiderman i 18-të", duke marrë parasysh vendin ku ndodhi ngjarja.

"Përgëzime për Mamoudou Gassama, për aktin e tij të trimërisë që shpëtoi jetën e një fëmije", shkruante zonja Hidalgo.

"Ai më shpjegoi se kishte ardhur nga Mali disa muaj më parë duke ëndërruar të ndërtonte jetën e tij këtu.Unë u përgjigja se gjesti i tij heroik ishte një shembull për të gjithë qytetarët dhe se Qyteti i Parisit padyshim që do të jetë i gatshëm ta mbështesë atë në përpjekjet e tij për t'u vendosur në Francë".

I pyetur nga mediat franceze, Gassama deklaroi se nuk e kishte menduar dy herë, por kishte nxituar ta shpëtonte fëmijën sapo e kishte parë të varej nga ballkoni. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, në një rrugë në veri të qytetit, ku Gassama po kalonte.

Sipas autoriteteve lokale, prindërit e fëmijës nuk gjendeshin në shtëpi në momentin dramatik, ndërkohë që policia ka marrë në pyetje të atin e 4-vjeçarit me dyshimet se e ka lënë të miturin të pambrojtur.

Pas këtij gjesti, presidenci francez Emmanuel Macron ka vlerësuar të riun. Ai e ka pritur në një takim dhe ka njoftuar nisjen e procedurave për të marrë shtetësinë.

“Me z.Gassama i cili shpëtoi jetën e një fëmije të shtunën. Si një njohje për këtë akt heroik i njoftova se statusi i tij do të vlerësohet dhe se brigada e zjarrfikësve të Parist është e gatshme ta mirëpresë për punë.

Unë po ashtu e ftova që të aplikojë për shtetësinë”, ka shkruar Macron.

Kujtojmë se Gassama rezulton një emigrant i jashtëligjshëm në Francë, por tani ai do të mund të fitojë shtetësinë.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Emigranti hero shpëton fëmijën duke rrezikuar jetën, surpriza e presidentit francez ju lë pa fjalë

Një emigrant nga Mali është kthyer në hero, pasi në mënyrë spektakolare, ka shpëtuar një fëmijë që varej nga kati i katërt i një pallati në Paris. Falë aktit të tij heroik, emigranti 22-vjeçar ka fituar jo vetëm admirimin e njerëzve, por edhe të drejtën për t’u bërë shtetas francez.

Mund të duket si një sekuencë e shkëputur nga filmi “Njeriu Merimangë”. Por bëhet fjalë për një ngjarje reale.

Një emigrant nga Mali është kthyer tashmë në hero, pasi ai u ngjit në pjesën e përparme të një godine në Paris, për të shpëtuar një djalë që varej nga një ballkon i katit të katërt.

Akti heroik i Mamoudou Gassama i ka sjellë atij jo vetëm admirim dhe lavdërime, por edhe mundësinë për t’u natyralizuar si shtetas francez.

Pasi u takua me të në Pallatin e Elizesë, presidenti Emmanuel Macron e falenderoi 22-vjeçarin, i dha një medalje dhe certifikatë për guximin dhe deklaroi se i riu do të bëhej një zjarrfikës.