", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Nis epoka e re tek Italia, Mancini debuton me sukses dhe jep shpresë

Italia e mbylli me fitore sfidën e parë miqësore, që nga koha kur Roberto Mancini mori drejtimin e përfaqësueses axurre. Ndaj Arabisë Saudite, italianët fituan me shifrat 2-1.

Balotelli, i rikthyer në kombëtare, ia doli të gjejë menjëherë golin dhe të zhbllokojë sfidën në minutën e 21-të.

Në të 68-tën, ishte Belotti që dyfishoi, ndërsa golin e vetëm për miqtë e shënoi Al Shehri në minutën e 72-të.

Trajneri Roberto Mancini provoi shumë lojtarë në këtë miqësore, ndërsa në ditët në vazhdim do të ketë ndeshje të tjera për të zhvilluar.

Gjithsesi, e rëndësishme për “axurrët” është që tekniku i ri e nis me sukses, duke rikthyer shpresën për ringritjen e Italisë.

Kujtojmë që Italia nuk është pjesëmarrëse në Botërorin “Rusi 2018”.