Zyrtare: Liverpooli nënshkruan me një brazilian

Liverpooli ka zyrtarizuar blerjen e Fabinhos nga Monaco. Nga data 1 korrik ai do të jetë lojtar i Liverpoolit, pasi ka nënshkruar kontratë dhe ka kryer testet mjekësore.

Braziliani duke folur për kalimin e tij te Lverpooli ka thënë se është i lumtur me kalimin në këtë klub.

“Jam i lumtur që kam kaluar te Liverpooli. Është një moment që e kam pritur shumë gjatë. Është ekip gjigant”, ka thënë ai për “LiverpoolF.com”.