Lirimi i Saimir Tahirit/ Alibeaj: Donald Lu foli si orakull

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, u shpreh mbrëmjen e sotme se ambasadori amerikan foli si orakull i vërtetë lidhur me seancën e vendosjes së masës së sigurisë për Saimir Tahirin.

Alibeaj tha se ambasadori tha se ka pasur presion dhe ryshfet për lirimin nga 'arrest shtëpie' ndaj ish-ministrit të Brendshëm Tahiri.

'Çfarë tha ambasadori amerikan dje? Ka thënë vetëm dy gjëra të thjeshta; ka presion dhe ka ryshfet.

Presioni dhe ryshfeti ndaj sistemit gjyqësor janë vepra penale të rënda. Kush e bën presionin, ai që ka mundësi ta bëjë presionin. Kush e bën ryshfetin ai që ka interes. Vepra penale.

Si orakull i vërtetë ta tha dje dhe të ndodhi sot, në mes të ditës mirë dhe bukur. Kjo është drejtësia. Ka gjë më të madhe pas 3-4 vitesh kur ka nisur reforma në drejtësi, ku duhet të binin në rrjetë peshqit e mëdhenj', theksoi Alibeaj mbrëmjen e sotme në studion e OraNews.