", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Ramos e ka ‘zanat’, shihni ndërhyrjen ndaj Dani Alves në finalen e vjetshme

Një tifoz i Liverpool, akoma i mërzitur me Ramos pasi dëmtoi Mo Salah në finalen e Champions League, mesa duket ka gjetur një pamje tepër interesante ku mbrojtësi rrëzon me dashje kundërshtarin.

Kapiteni i Real Madridit u rrëzua në mënyrë të çuditshme me yllin e Liverpool teksa po konkurronin për një top të humbur në pjesën e parë të ndeshjes. Dyshja u kap përkrahu dhe si pasojë Salah nxori shpatullën.

Dhe një pamje filmike e finales së vitit të kaluar ndaj Juventus ka përforcuar argumentin se Ramos e ka bërë me dashje atë bllokim krahu.

Klipi tregon Ramosin duke bërë të njëjtën gjë ndaj Dani Alves përpara se të rrëzoheshin në tokë, teksa vjet gjyqtari e ndëshkoi me karton të verdhë.

Ishte një kopje identike e asaj që i bëri Salahut, duke konfirmuar se Ramos është një mjeshtër i këtyre gjesteve.