A do ta bojkotojë opozita parlamentin? Ja çfarë thotë Balliu në Syri.net

Deputeti Demokrat Klevis Balliu, shpjegoi në studion e Syri.net, atë se çfarë ndodhi në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Balliu tha se ai dhe zoti Noka, i kishin transmetuar Bashës, atë se çfarë kërkojnë qytetarët shqiptarë. Sipas tij në takimet me qytetarët, këta të fundit kanë kërkuar që opozita të bojkotojë parlamentin.

‘Në mbledhjen e PD, pati diskutime propozime. Deputetët shpjeguan ato se çfarë qytetarët ju kërkojnë atyre. Ne i takojmë qytetarët çdo javë. marrim propozimet e tyre dhe ja transmetojmë lidershipit.

Qytetarët kërkuan bojkotin e parlamentit.  Varfëria ka arritur kulmin në Shqipëri. Qytetarët kërkojnë largimin e menjëhershëm të Ramës. Dhe ata e shohin këtë vetëm në një mënyrë, protesta.

Por ka njerëz që mendojnë që ne të vazhdojmë presionin tonë në parlament, që mos lëmë atë të paraqesin në ERTV gënjeshtrat e radhës sikur jetojmë në një Shqipëri të lumtur.

Unë mendoj se Rama nuk mund të iki me rrugë ligjore. Edi Rama ikën me revoltë mbarë popullore’, tha Balliu.