Tentohet rrëmbimi i deputetit, ja çfarë ka ndodhur...

Persona ende të panjohur kanë tentuar të rrëmbejnë ish gazetarin e njohur, aktualisht deputet i Kuvendit, për motive ende të panjohura nga policia.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë deputeti, i cili, pa dashur të komentojë më tutje, ka thënë se rasti tashmë është duke u hetuar dhe nuk dëshiron që të ndikojë në këto hetime.

Fjala është për Milaim Zekën, ish gazetar i njohur, moderator i emisionit “Pa rrotlla”, sakaq deputet i Kuvendit të Kosovës përfaqësues i subjektit politik Nisma Socialdemokrate. Mediat kosovare raportojnë se ndaj Zekës ka patur një tentim kidnapimi(rrëmbimi).

 “Lajmi.net” ka mësuar, nga burimet e veta, se persona ende të panjohur kanë tentuar të rrëmbenin deputetin e Kuvendit, Milaim Zeka.

Rasti ka ndodhur afër selisë qendrore të EULEX-it në Prishtinë rreth 10 ditë më parë, mirëpo ende nuk dihen arsyet e këtij tentim kidnapimi. Policia ende nuk ka dhënë detaje në lidhje me këtë ngjarje, raporton “Lajmi…”.