Arrestohet një polic i dyshuar për vrasjen e 43 studentëve meksikanë

Në Meksikë autoritetet kanë arrestuar një të dyshuar për zhdukjen e 43 studentëve të shkollës Ayotzinapa në vitin 2014, sipas një hetimi të qeverisë.

Një ish-polic është identifikuar si një prej  të dyshuarve të rrëmbimit dhe zhdukjes së 43 studentëve meksikanë në jug të Meksikës. Personi i dyshuar është arrestuar nga agjentët policor ditën e diel, ka informuar qeveria e këtij shteti, transmeton Gazeta Express. 

43 Studentët e shkollës normale të Ayotzinapa kanë qenë të burgosur në mënyrë arbitrare ditën e 26 shtatorit 2014 nga ane e policisë së Igualës, të cilët i kishin dorëzuar të njëjtit tek grupi kriminal “Guerreros Unidos”, sipas një hetimi zyrtar.

Kriminelët i kishin vrarë 43 studentët, duke i djegur kështu trupat e tyre, e më pas hirin e tyre e kanë gjuajtur në një lum.

Ky rast ka qenë ndër më të rëndit në Meksikë si dhe ka marrë jehonë në të gjithë botën.