Dikur luante me Shqipërinë, tani mbron portën e Kosovës. Ndjesia e Ujkanit për ‘vëllazëroren’

Sajmir Ujkani ka folur përpara ndeshjes me Shqipërinë, që ai e ka quajtur një vëllazërore.

Ujkani mban shiritin e kapitenit në Kombëtaren e Kosovës që nga koha kur u largua nga Kombëtarja e Shqipërisë.

Jemi përgatitur shumë mirë. Ka për të qenë ndeshje e rëndësishme sepse luajmë kundër vëllezërve. Ka për të qenë shumë emocionuese. Tashmë që luajmë edhe në Diasporë është edhe më bukur. Jemi duke u përgatitur për në shtator”, përfundoi Ujkani.