Benevento ra në Serie B, klubi italian kërkon Ledian Memushajn

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj, e mbylli sezonin te Benevento, që ra shumë shpejt në Serie B.

Pescara është venë menjëherë në lëvizje për ta rikthyer vlonjatin në ekip.

Trajneri i Pescarës, Pilon, ka dhënë miratimin për Memushajn, të cilin e ka stërvitur edhe më parë.

Pengesa e vetme është rroga e lartë e vlonjatiti. Lojtari i Kombëtares ka vuajtur për shkak të një dëmtimi, që e ka lënë për disa javë jashtë fushave.

Ai nuk u grumbullua nga trajneri i kuqezinjve, Christian Panucci për miqësoret e radhës me Kosovën dhe Ukrainën.