Vjen super oferta/ 200 milionë sterlina për Gareth Balen

Gareth Bale është shndërruar në hero për Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve me dygolëshin kundër Liverpoolit.

Por e ardhmja e tij në Santiago Bernabeu është tashmë në dyshim.

Manchester United mendohet se është i gatshëm të paguaj 200 milionë funte për të siguruar shërbimet e Bale.

Djajtë e Kuq gjithashtu mendohet se do t’i ofrojnë 28 vjeçarit një kontratë me një pagë prej 650.000 sterlina në javë.

Bale u transferua në Madrid në vitin 2013 nga Tottenham për rreth 100 milionë euro, një shumë rekord e kohës.