Super lojtari e konfirmon: ‘Po kam nënshkruar me Interin’

Mbrojtësi i Lazios, Stefan de Vrij, ka konfirmuar se ai tashmë ka nënshkruar kontratë me Interin.

Qendërmbrojtësit holandez i skadon kontrata me Lazion më 30 qershor. Para përfundimit të këtij sezoni u raportua se zikaltrit i kishin depozituar dokumentet për kontratën e tij në Lega Serie A.

Kjo shkaktoi kundërthënie të mëdha pasi ai u përball me skuadrën e së ardhmes në ndeshjen e fundit të sezonit, e cilat në esencë u luajt për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Sot, në kampin stërvitor me Holandën, De Vrij konfirmoi se ka nënshkruar me Interin, siç raportohet kontratë pesëvjeçare.

“Mendoj se mund të zhvillohem edhe më shumë në Inter”, ka thënë De Vrij.

“Mezi pres të filloj me Interin”, shtoi ai.