Zerka na bëri lëmsh: Anna më ka thyer zemrën

Zerka është një nga artistët e rinj të talentuar i cili ka spikatur për stilin, bashkëpunimet apo edhe për look-un e tij të veçantë.

 Zhanri të cilin ai e ka më shumë përzemër është muzika reggae.

Ai ka realizuar bashkëpunime me këngëtarë të njohur shqiptarë, si: Alban Skënderaj, Ledri Vula, Aurela Gaçe, Ronela Hajati… etj. 

Sot në “Wake Up” ai foli për klipin e tij të ri ” Anna”.
“Anna ma ka thyer zemrën, arsyeja që është me dy “N” është se nuk ka Ana në Shqipëri po dhe nëpër botë. Nuk është thjesht dëshira ime, po shumica e fansave tani shtrihen pak dhe jashtë”, tha ai. /tch/