Macron e shpërblen mrekullisht, emigrantin që u ngjit nga ballkonet për të shpëtuar fëmijën

Presidenti francez Emmanuel Macron u takua të hënën me një emigrant nga Mali, që u vlerësua hero për aktin e tij të ngjitjes në katet e sipërme të një ndërtese për t’i shpëtuar jetën një fëmijë që po binte nga një ballikon.

Macron tha se 22-vjeçari Mamoudou Gassama do të shpërblehet për aktin e tij të jashtëzakonshëm me dokumenta që legalizojnë qëndrimin e tij në Francë, me shtetësinë dhe nëse ai do të dëshironte, edhe një punë si zjarrfikës.

‘Bravo” i tha Macron, Gassama-s gjatë një takimi kokë më kokë në një dhomë të artë të pallatit presidencial Elyse, takim që përfundoi me akordimin e një medaljeje nga prefektura për “kurajën dhe devocionin” që ai kishte treguar.

Veprimi i Gassama u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale kur ai si një “Spiderman” u kacavir në 5 kate nga ballkoni në ballkon dhe e mbërtheu në duar fëmijën 4 vjeça që po binte nga ballkoni të shtunën në mbrëmje, ndërkohë që një turmë bërtiste në këmbët e ndërtesës së diskorin 18 të të Parisit.

I riu tha se kishte dokumenta për të qëndruar legalisht në Itali, kur ai kishte arritur në Evropë pasi kishte kapërcyer Mesdheun pas një qëndrimi të gjatë në Lbi. Por ai dëshironte të bashkohej me vëllanë e tij më të madh, që jetonte në Francë prej dekadash.

Gassama, veshur me bluxhins dhe një këmishë të bardhë, tregoi atë që i ndodhi rreth orës orës 8 të mbrëmjes së të shtunës kur ai dhe shoku i tij panë një fëmijë të vogël të varej nga ballkoni i katit të pestë.

“Unë vrapova. Kalova rrugën për ta shpëtuar,” i tha ai Macron gjatë një momenti kur takimi u filmua. Ai tha se nuk e kishte menduar dy herë. “Kur unë fillova të ngjitem, më dhanë kurajë që të vazhdoja të ngjitesha. Zoti më ndihmoi gjirthashtu. “Falë Zotit e shpëtova atë”.

Gassama kishte ndier të dridhura kur e futi fëmijën në apartament. “Po dridhesha”, i tregoi Macron.

“Për shkakun se ky është një akt i jashtëzakonshëm...ne jemi të vetëdijshëm, sot, i kemi rregulluar të gjitha dokumentat tuaja,” i tha Macron atij “ dhe ënse ju dëshironi , ne do të fillojmë procedurat e shtetësisë që ju të bëheni francez. Ju jeni jeni bërë një shembull, sepse miliona njerëz ju kanë parë në rrjetet sociale, “tha Presidenti francez.

Mediat franceze njoftuan se babai i fëmijës që ishte në rrezik u ndalua nga Policia për neglizhencë në kryerjen e detyrës së tij si prind"./SYRI.NET