'Kushëriri i deputetit të PS u arrestua për vjedhje, po bëjnë çmos ta nxjerrin'

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, për të cilin ka reaguar me fjalët:

“Narkoshteti kontrollon drejtësinë”.

Ish-kryeministri Berisha shkruan se qytetaret flasin me emra për rastin kur kushëriri i deputetit socialist Jurgist Çyrbja, i arrestuar nga Policia për vjedhje banesash, pritet të lirohet falë ndikimit të kushurit të tij deputet.   

Ja mesazhi i qytetarit:

Përshëndetje Doktor. Po ju bëj me dije se është arrestuar Edmond Çyrbja, çuni i xhaxhait i Jurgist Çyrbjes, që është deputet i PS.

Edmond Çyrbja është arrestuar për grabitje shtëpish dhe po bëjnë çmos ta nxjerrin se nesër bën 72 orë nga arrestimi i tij dhe po e mbajnë fshehur si lajm ngaqë është çuni i xhaxhait të deputetit nuk shkruan asnjë gazetë apo tv.

Ju lutem bëni verifikimet dhe bëjeni publik këtë rast, anonim kuptohet."