Perez gati të shesë Ronaldon dhe Balen për të transferuar Neymarin

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez është i hapur për shitjen e Gareth Bale dhe Ronaldos vetëm për të transferuar Neymarin në “Santiago Bernabeu”.

Sipas raportimeve të fundit të Guillem Balague në “Sky Sports News”, Bale dhe Ronaldo tashmë dëshirojnë që të largohen nga “Los Blancos”, shkruan SYRI.net.

Shitja në këtë mënyrë e dy super yjeve do të krijonte fonde të mjaftueshme për të shkruar me Neymarin për të cilin pritet të bëhet çmenduria “300 milionë euro”.