Alarm në praburgimin e Larisës, shqiptari i vë zjarrin dyshekut

Një shqiptar ka vënë në alarm sigurinë vendin ku ishte paraburgosur në shtetin fqinj. Momente paniku ka pasur në ambientet e paraburgimit në stacionin e policisë në Larisa të Greqisë.

Siç raporton "onlarissa.gr" një i burgosur shqiptar i vuri zjarrin dyshekut duke bërë që dhoma të përfshihej nga flakët. Për fat të mirë sistemi automatik i fikjes së zjarrit ka qenë efektiv, duke evituar edhe dëmtime  të personave që ndodheshin në paraburgim.

Nuk dihen ende se kush është arsyeja që i burgosuri shqiptar i vuri zjarrin dyshekut të dhomës.