", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Tifozët dhe lojtarët e Realit këngë emocionuese: Cristiano qëndro!

I mbështjellë me një flamur të Portugalisë në skemën e përgatitur për festë në ‘Santiago Bernabeu’, Cristiano Ronaldo ofroi krejt tjetër fytyrë nga dita e djeshme.

I lumtur, shakaxhi dhe miqësor, është përshkrimi më i mirë që mund t’i bëhet Ronaldos, pak orë pas asaj deklarate rreth të ardhmes së tij.

Real Madrid pas rikthimit Madrid, ka bërë disa organizime për të festuar titullin e 13-të të Ligës së Kampionëve.

Ceremonia qendrore është organizuar në ‘Santiago Bernabeu’ në orët e mbrëmjes, ku të pranishëm ishin 80 mijë tifozë që së bashku me lojtarët festonin suksesin e radhës në Evropë.

Mjaftoi marrja e fjalës për Ronaldon, për të elektrizuar tifozët dhe lojtarët.

“Unë jam krenar që kam luajtur në skuadrën më të madhe në botë, jam shumë i lumtur, jam i tillë, me këta lojtarë është e pamundur të mos fitojmë”, ka deklaruar Ronaldo.

Pas kësaj deklarate, është parë një unanimitet në Bernabeu, ku tifozët dhe lojtarët e Real Madridit së bashku kanë kënduar:”Cristiano qëndro, Cristiano qëndro”

Vërtetë emocionuese. Mbetet të shihet në Ronaldo do të vazhdojë të mbetet pjesë e Real Madridit në sezonin tjetër.