ZYRTARE: Messi golashënuesi më i mirë në Evropë, lë pas CR7 dhe Salah

Me 45 gola të shënuara, Lionel Messi është golashënuesi më i mirë në Evropë.

Ylli argjentinas përmbylli sezonin 2017/2018 me 45 gola të shënuara në të gjitha garat, duke u renditur si golashënuesi më i mirë në Evropë.

Messi që me Barcelonën fitoi La Ligan dhe Kupën e Mbretit, ka lënë pas tij Cristiano Ronaldon dhe Mohamed Salah me nga 44 gola të shënuara.

Të dy këta të fundit, kishin mundësi të mirë të barazonin Messin një natë më parë, por dështuan të shënonin në finalen e Ligës së Kampionëve.

Vendi i katërt, pestë dhe gjashtë i është dhënë Robert Lewandoweskit, Harry Kane dhe Ciro Immobile, me nga 41 gola të shënuara.