Shikoni si dukej Inva Mula para shumë vitesh, djali i publikon një FOTO që do t’ju lërë pa fjalë

Antoni Çako, djali i kompozitorit Pirro Çako dhe Inva Mulës ka publikuar ditën e sotme një foto të vjetër të sopranos shqiptare.

Për të gjithë ata që e kanë harruar pamjen e saj, ose për të tjerët që nuk e kanë parë ndonjëherë, këngëtarja operistike shfaqet në këtë foto me të birin në moshë të vogël. Duhet thënë se ajo ruan të njëjtën hijeshi si dikur, madje duket sikur koha ka ndaluar për të.

22-vjeçari krahas fotos shkruan: “Të  dua mami”. Antoni ka folur për marrëdhënien me të ëmën e të atin edhe më parë, teksa ka treguar se është shumë krenar për të dy.