Denoncimi/ Edi Rama vendos masën për Saimir Tahirin! Prokurorja kërcënon gjyqtaren

Nesër do të zhvillohet seanca gjyqësore e SaimirTahirit në Gjykatën e Apelit në Tiranë, me kërkesë të ish-ministrit të Brendshëm, i cili ka kërkuar që ti hiqet masa ‘arrest shtëpie’.

Por burime brenda prokurorisë së krimeve të Rënda, bëjnë me dije se gjyqtares që do të gjykojë nesër Tahirin i është bërë presion nga ana e prokurores me urdhër të kryeministrit Rama, që të lërë Tahirin me arrest shtëpie.

Denoncimi i Oficerit të Policisë Gjyqësore është bërë publik nga ish-kryeministri Berisha.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri:

Kryegjykatësi, kryeprokurori, kryekushtetues Rama vendos për masën e sigurisë së Saimir Trafikut!

OPGJ dixhital denoncon kërcënimin nga kryegjykatës dhe kryeprokuror Rama me hekura të gjyqtares që vendos nesër për Tahirin!

Lexoni mesazhin e OPGJ dixhital. sb

“Mirembrema dr Jam nje opgj po te coj nje informacion.

Diten e gjygjit te mases se sigurimit te Gjykata e Krimeve te Renda,me urdher direkt kryeministrit Edi Rama, Prokurorja e Krimeve te Renda znj.Donika Prela i ka bete presion Gjyqtates se seances per ta lene Samir Tahirin ne arest shtepie.

Duke i thene po nuk e bere do te ve hekurat ty.

Kete informacion e keni shume te sigurte!”