Pas fitimit të kupës flet Daja

Realizuat ëndrrën e tripletës. Pas 19 vitesh një trajner fiton Kupë dhe kampionat.

Jam shumë i kënaqur që ky sezon u mbyll me këtë tripletë. Unë quaj trofe edhe futjen në grupet e Ligës së Europës. Është hera e parë që ky trofe i vjen qytetit dhe ekipit. Çunat e meritojnë. Gjej rastin që ti bëj thirrje Shehit të vazhdoj edhe në Europë. Ia dedikoj trofeun qytetit të Korçës.

Kupën ta dhanë titullarët përsëri?

Te Skënderbeu ka një mënyrë të thjeshtë që është shpirti i skuadrës. Kjo e favorizon çdo trajner. Të gjithë kanë kontribut, padyshim.

 Keni shpallur kampion 3 ekipe. Dinamon Elbasanin dhe Skënderbeun. Do të ketë ekip të 4-t?

Do vazhdoj me të njejtën mendësi derisa të jem në trainim. Jo vetëm për marrjen e trofeve. Të gjithë kolegët që kanë qenë kundërshtar i përshëndës. Ata që kanë fituar dhe jo. E ngacmova Mezanin, i thashë që në fillim që Kupën do ta marrim ne.

Në vend apo në rajon ?

Gjithandej ku ka fusha futbolli. Gjithë jetën e kam lidhur me këtë profesion.

Vjet nuk fituat asgjë, e kishit lënë për këtë vit? Xhejms dhe Soue më të mirët në fushë. Është ndeshja e fundit për rata?

Largimet duhet të jenë të studiuara. Do më bëhej qejfi në qoftë se shkojnë në kampionate më të forta se yni.

4 javët e fundit e kanë dëmtuar ekipin?

Ne punojmë në grup. Ka qenë politikë e të gjithëve që duhet të bëjmë rotacion. Me eksperiencën që kanë djemtë, e kanë zgjidhur. Kishin nevojë për rikuperim të energjive ndaj janë lënë pushim.

Momenti më i bukur i këtij rrugëtimi ?

Zgjedh Europën pasi na e bëri më të lehtë kampionatin.