Panuçi me dhimbje koke/ Dëmtohet supertalenti ....

Shqipëria do të luajë pas pak ditësh dy ndeshje miqësore me Kosovën dhe Ukrainën. Tekniku i kombëtares, Kristian Panuçi kishte thirur për këto sfida edhe një futbollist të ri për ta testuar.

22 vjeçari Egzon Binaku priste debutimin e tij me kuqezinjtë, por mesa  duket do shtyhet për më vonë. Futbollisti është dëmtuar në ndeshjen e fundit me klubin e Malmos në Suedi dhe nuk do të jetë në gjendje të zbresë në fushë për ndeshjet e radhës.

Kristian Panuçi duket se nuk ka shumë fat sa u përket atyre lojtarëve që dëshiron të shohë me fanellën kuqezi. Kjo pasi dëmtimet e shumta të tyre i kanë prishur pjesë të planeve që kishte për këtë grumbullim të fundit para ndeshjeve zyrtare të shtatorit.