FOTO/ Portierit të Liverpulit i rrëshkasin topat, por jo femrat

Loris Kariues është emri më i përmëndur këto ditë pas gafave katastrofike që bëri mbrëmjen e djeshme në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpul. “Do të doja të kthehesha pas në kohë dhe ta ndryshoja historinë. U kërkoj ndjesë gjithë tifozëve dhe shokëve të skudrës.

Humbja erdhi për fajin tim” ishte reagimi i tij pas ndeshjes, duke marrë të gjithë përgjegjësitë e humbjes. Topi i rrëshkiti por nuk mund të themi të njëjtën gjë për femrat. Ai është një mjeshtër kur vjen puna këtu. Karius njihet për të dashurat e shumta që ka pasur. Modele vërtetë joshëse që bëjnë që shumë ta kenë zili gjermanin. Iankthe Rose ka qenë ajo që ka ngushëlluar mbrëmë portierin e Liverpulit. Bjondja britanike është e dashura aktuale e gjermanit por në të kaluar ai ka dal edhe me Pamela Reif apo Aneli Alpert.