Publikohet lista e shpenzimeve të dasmës mbretërore, ja sa ka kushtuar ajo! Do mbeteni pa fjalë

Përveç se tërhoqi vëmendjen mediatike në gazetat dhe revistat më prestigjioze të të gjithë botës, dasma mbretërore midis princit Harry dhe dukeshës së re të Sussex-it Meghan Markle do të mbahet mend edhe për shpenzimet e çmendura që kapën vlerën e plot 32 milionë sterlinave (36 milion e gjysëm euro), duke u renditur kështu në 10 ceremonitë më të shtrenjta të të gjitha kohërave.

Në një deklaratë të para pak ditëve Kensington Palace konfirmoi publikisht se familja mbretërore ka paguar për të gjitha shpenzimet duke nisur që nga dekori i kishës, – rreth 110 mijë stërlina janë shpenzuar vetëm për lulet e vendosura në hyrje të Kishës ‘St George’s Great Hall’, në Kështjellën Windsor dhe në sallën e madhe,- shërbimet e sigurisë të cilat përfshinin teknologjinë më të fundit ushtarake, si për shembull një sistem britanik kundër rrezeve UVA , i cili kushtoi së paku 1 milion stërlina, darka e miqve të ftuar, fustani i nuses 400 mijë dollarësh  nga stilistja britanike ClaireWaight Keller e Givenchy-së, look-u 18 mijë dollarësh i Meghan në ditën e saj më të lumtur etj.

Por një artikull i postuar së fundmi në ‘’Cosmopolitan UK” ka zbuluar sa ka paguar ish-aktorja e ‘’Suits’’ për manikyrin qe mbante ditën e dasmës. Teksa të gjithë shkruajnë për shifra marramendëse, të grimit, flokëve, fustanit, manikyri me të cilin ka lyer thonjtë dukesha ditën e dasmës, i preferuari i mbretëreshës Elizabeth, Essie Ballet Slippers, kushton thjesht 9 euro./Living