Penalltine Prishtina on Vidnews.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Mirel Josa fiton Kupën e Kosovës me Prishtinën

KF Prishtina nuk ka mbetur pa trofe këtë vit pasi që ka fituar Kupën e Kosovës

Në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin e “Adem Jashari” në Mitrovicë, duke mposhtur Vëllaznimin me rezultat 4-5 me penallti dhe duke dërguar trofeun e Digitalb Kupës se Kosovës në kryeqytet.

Pas vazhdimeve rezultati në finalen e Kupës së Kosovës në mes të Vëllaznimit dhe Prishtinës ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.

Në të dy pjesët e vazhdimeve u bë lojë e barabartë dhe për këtë u desh ekzekutimi i penalltive.

Prishtina kaloi në epërsi me anë të Drashko Bozevicit në minutën e 22’të.

Me këtë rezultat përfundojë edhe pjesa e parë.

Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë për gjakovarët të cilët edhe e barazuan rezultatin në minutën e 80’të të takimit me anë të Dardan Rogovës.

Pas barazimit do të përcaktohet edhe fituesi i Kupës së Kosovës për këtë vit.

Prishtina e fiton Kupën e Kosovës për të gjashtën herë këtë trofe.

Penalltine Prishtina on Vidnews.