Bie nga qershia, vdes 50 vjeçari. Detajet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në një fshat të Maliqit, ku një 50 vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga qershia.

Sipas burimeve 50 vjeçari, Agron Gjoni, ka qenë duke mbledhur qershi dhe ka rënë aksidentalisht nga pema. Ai është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të rënda.

Në vendngjarje ka mbërritur policia për të kryer hetimet e mëtejshme. Ndërkohë që blutë e Korçës pohojnë se ngjarja ishte aksidentale.