Seldi dhe Mimoza rrëfejnë historinë e dashurisë dhe planet për martesë

Sapo u zbuluan vitin e kaluar me disa foto paparaci, Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu nuk vonuan shumë, por e bënë publike lidhjen e dashurisë dhe shumë kohë pas saj edhe fejesën. Në një ceremoni private, ata mblodhën të gjithë miqtë e ngushtë dhe të afërmit për të gëzuar hapin e tyre të radhës. Dhe pas fejesës, nisën projektet muzikore dhe këngët në duet.

Aktualisht janë duke përgatitur bashkëpunimin e tretë dhe po shijojnë ende dy të parët, “Pare pare” dhe “Dashni”. Por, krahas angazhimeve profesionale, çifti ka edhe plane në fushën private. Të ftuar këtë të shtunë në Prive, Mimoza dhe Seldi zbuluan edhe disa sekrete të historisë së tyre të dashurisë, e cila nisi nga profesioni: “Kemi qenë kolegë dhe jemi kolegë, edhe pse jemi të fejuar. Më parë kemi pasur vetëm simpati për njëri-tjetrin, por jo të shprehur, që dikur u shpalos” – tregon Seldi, duke shtuar se hapin e parë pas simpatisë e ka hedhur ai. Po planet e radhës? “Ne nuk bëjmë fare plane, ne nuk kemi bërë plane që të lidhemi, nuk kemi bërë plane që të fejohemi dhe nuk bëjmë plane që të martohemi. Ne jetojmë të lirë, nuk bëhen gjërat përherë me thikë, por sigurisht një martesë do të kemi normal, sepse pas fejesës, martesa vjen”,- tha Seldi.

Ndonëse nuk dhanë më shumë detaje për jetën private, çifti janë gati për të vijuar koncertet gjatë verës dhe bashkë me sezonin e nxehtë, do të risjellë edhe lajme të reja në jetën e tyre.