Majk sulmon rëndë kolegët: Jeni ku*va

Reperi i njohur Majk është një ndër më të suksesshmit  në tregun muzikor shqiptar dhe këngët e tij numërojnë miliona klikime. Mirëpo kur vjen fjala për klikime ekziston një debat mes artistëve, të cilët pretendojnë se shumica e kolegëve i blejnë ato dhe e arrin numrin e lart të tyre nëpërmjet sponsorizimit.

Këtë temë e ka prekur së fundmi edhe Majk, i cili nëpërmjet disa postimeve të një pas njëshme në profilin e tij në InstaStory, ka thumbuar keq kolegët dhe ka shpërthyer në të shara kundër atyre që i arrin klikimet me sponsorizime

Ai ka shpërndarë disa nga këngët e tij, dhe këngën e fundit të Getoar Selimit dhe Florit e cila arriti 1 milion klikime brenda 24 orësh, duke treguar se ata i kanë arritur klikimet pa pasur nevojë për sponsor.

 “Kreit karierën e keni sponsored, spe di a jeni k**a, a këngëtar. Hola at me, nëse të duhet një boss për sponsor. Veq edhe nshole kur tem dilni ni dit “sponsored”, sponsor my shit”, ka shkruar Majk në disa prej postimeve të tij.