Laurel apo Yanny? Ja çfarë dëgjon Donald Trump

Laurel apo Yanny? Ky është debati më i madh i momentit i cili u bë menjëherë viral pak orë pasi u postua. Me siguri ju ka rënë rasti ta dëgjoni në internet dhe ta diskutoni me miqtë tuaj nëse është Laurel apo Yanny. Audio klipi viral kapi vëmendjen e shumë njerëzve të famshëm të cilët e treguan publikisht nëse dëgjuan Yanny apo Laurel.

Si duket kjo ka qenë një ‘lojë’ argëtuese edhe për zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë, duke përfshirë edhe Ivanka Trump dhe zv. Presidentin Mike Pence. Disa prej tyre morën disa sekonda për të treguar se cilin version dëgjojnë, ndërsa ajo që do t’ju habisë më shumë është përgjigja e Donald Trump.

E bija e Presidentit Trump thotë “është qartësisht Laurel”, ndërsa zv. Presidenti Pence thotë “Kush është Yanny?”. Sarah Sanders, sekretarja e shtypit për Shtëpinë e Bardhë, pasi u pyet nëse është e vërtetë që dëgjon Laurel, përgjigjet: “duhet ta keni marrë këtë informacion nga CNN sepse ata postojnë lajme të rreme, unë dëgjoj vetëm Yanny”, ndërsa këshilltarja Kellyanne Conwat thotë që dëgjon Laurel, por mund të dëgjojë edhe Yanny.

Donald Trump nga ana tjetër thotë se dëgjon “covfefe”, duke ironizuar një gabim shtypi të një statusi të tijin në Twitter të vitit 2017, e cila gjithashtu u bë virale.

Yanny apo Laurel është debati më i madh viral që nga “fustani” i vitit 2015.