Në Shkodër s’e ‘përtypin’ rënien, do merret vendimi ekstrem

Disa ditë pas rënies së Vllaznisë nga kategoria, pritet të ketë zhvillime të reja nga Shkodra.

Sipas asaj që raporton “Shkodra.News”, do të shkrihet Vllaznia B dhe vëmendja do të jetë e përqendruar tek ekipi i parë, ku do të synohet rikthimi në Superiore.

Jo vetëm kaq, por javën që vjen drejtues të ekipit të Vllaznisë do të dalin me një vendim për të bërë të ditur përfundimin e kontratave me disa prej lojtarëve të këtij sezoni, që zhgënjyen në Superiore.