VIDEO/ Kujdeset për shtatoren e Nënë Terezës, diaspora e SHBA shpërblen të moshuarin

Bashkatdhetarët në SHBA mbledhin ndihma financiare për njeriun që ka shumë vite që kujdeset për shtatoren e Nënë Terezës në Prishtinë.

Duke e pa që institucionet qoftë ato lokale apo qëndërore nuk kujdesen fare për mirëmbajtjen e saj, disa bashkatdhetarë nga SHBA ndërmorrën një aksion simbolik për shpërblimin e punës vullnetare nga ana e Plakut me Plis të bardhë Faik Sefa por me një zemër të madhe.

Faiku tash e ca vite përkujdeset për mirëmbajtjen e shtatores pa asnjë kompensim nga askush, dhe ështu si herë të tjera diaspora u përkujdes që mundi i këtij plaku të shpërblehet në mënyrë simbolike.
Unë, shkruan vepritmtari Naim Dedushaj, kisha nderin që së bashku me Dom Lush Gjergjin, ta takoj Faikun dhe ta përcjelli kontributin e këtyre shqiptarëve nga Amerika!!