", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Pas Salah, Ramos goditi dhe portierin e Liverpoolit. Pamjet

Sergio Ramos ka qenë në qendër të kritikave mbrëmjen e djeshme pas ndërhyrjes së diskutueshme ndaj Mohamed Salah, që u detyrua të linte finalen e Champions League vetëm pas gjysmë ore lojë.

Sipas arbitrit të ndeshjes, kjo ndërhyrje nuk u ndëshkua me karton dhe ishte e rregullt, edhe pse Salah pësoi një dëmtim sa e detyroi të linte ndeshjen i dëmtuar, madje mund të humbasë edhe Botërorin.

Ramos, shpeshherë ka rënë në qendër të kritikave duke e akuzuar se luan lojë të “pisët” dhe se shkakton shumë faulle.

Së fundmi janë publikuar pamje të reja, ku Ramos shihet duke goditur portierin e Liverpoolit, Loris Karius, me bërryl, të cilat nuk janë parë nga gjyqtari gjatë ndeshjes.