Sipas mjekëve, ja sa kohë duhet të qëndrojë pushim Salah për t’u rikuperuar nga dëmtimi

Pas dëmtimit që mori në finalen e Champions League, sipas raporteve të mediave britanike Salah vuan nga dislokimi i krahut.

Ky dëmtim sipas mjekëve kërkon 12-16 javë pushim nga aktiviteti në mënyrë që të shërohet plotësisht, duke u kthyer në problem serioz për rastin e Salah pasi Kampionati Botëror fillon për dy javë.

Në anën tjetër stafi mjekësor i Liverpoolit, dje ka deklaruar se Salah ka një dëmtim serioz dhe momentalisht është i paaftë të luajë.

Kështu që me shumë gjasa ylli egjiptian e ka humbur Botërorin.