Manjani: Mediat e huaja, opozita kërkon largimin e qeverisë kurse mediat shqiptare, presin ‘qull nga Tepsia e Pashait'

Ish Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani duke komentuar protesten e djeshme të opzitës ka thymbuar me një status në facebook median shqiptare e ciloa sipas tij ‘raporton çdo gjë, por vetëm që dje opozita protestoi për të larguar qeverinë, jo!!!.

Ndërkohë ai sjell si shembull të një raportimi të qarta median e huaj e cila sipas tij ‘raporton qartë dhe saktë protestën e djeshme: opozita proteston dhe kërkon largimin e qeverisë’.

 

Ja shënimi i plotë i Manjanit në facebook:

 

Media e huaj raporton qartë dhe saktë protestën e djeshme: opozita proteston dhe kërkon largimin e qeverisë.

Media jonë (shumica) raporton çdo gjë, por vetëm që dje opozita protestoi për të larguar qeverinë, jo!!!

Sa më shumë i shan Ai, aq më shumë i shërbejnë!

Nuk e bëjnë për mazokizëm jo! E bëjnë për pak qull nga Tepsia e Pashait!

Turp!