FSHF zgjedh 5 gjyqtarë për finalen e Kupës së Shqipërisë

Do të jetë lezhjani me stemën e FIFA-s, Eldorjan Hamiti, ai që do të gjykojë finalen e Kupës së Shqipërisë mes Skënderbeut dhe Laçit.

Federata Shqiptare e Futbollit, ka vendosur që në këtë sfidë të jenë të pranishëm 5 arbitra.

Ermal Barushi dhe Denis Rexha do të jenë ndihmës së Hamitit, ndërsa Jorgji dhe Xhaja do të qëndrojnë pas porte.

Finalja e Kupës së Shqipërisë mes Skënderbeut dhe Laçit do të luhet sot në “Elbasan Arena’ në orën 19:00.